Imazhi i babagjyshit në aeroportin e New York, një derrkuce

17/12/2016 00:00

Një derrkuce duket se është zgjidhja që aeroporti ndërkombëtar i Albany, në New York, ka gjetur për qetësimin e udhëtarëve të përfshirë nga ankthi.

“Bacon Bits”, një derrkuce e veshur me kostumin e babagjyshit, bëri debutimin në aeroport duke tërhequr jo pak vëmendjen.

Shumë udhëtarë fillimisht stepeshin por më pas afroheshin e madje bënin edhe selfie me derrkucen 20 muajshe, Bacon Bits, është derrkucja e parë që i bashkohet ekipit të kafshëve ambasadore të aeroportit, që deri më tani kanë qenë kryesisht qenë.

Ashtu si terapia me qenë, që po shihen gjithnjë e më shumë në aeroportet amerikane, mendohet se edhe kjo derrkuce do të ndihmojë pasagjerët nëpërmjet ndërveprimit me ta.

“Kafshët i gëzojnë njerëzit, zbusin ankthin dhe u largojnë stresin, thonë zyrtarët. Aeroporti i Albany-t, aktualisht ka një skuadër prej 30 kafshësh në borderonë e tij të kafshëve të terapisë.

Top Channel