Ceresi ka ndarë komunitetin e shkencëtarëve dhe të astronomëve se në cilën kategori ta vendosin, atë të planetëve apo të asteroidit, por kur vjen puna në studimin e tij, të gjithë kanë rënë dakort së fundmi se ky trup qiellor i vendosur në atë që njihet si “Brezi i Asteroidëve”, strehon në vetvete një oqean gjigant me ujë të ngrirë.

Në mars të 2015 sonda e “Daën” e NASA-s u vendos në orbitën e Ceresit dhe solli në Tokë të dhëna të rëndësishme mbi përbërjen e tij. Pas analizimit të këtyre të dhënave, shkencëtarët e NASA-s arritën në përfundimin se në këtë trup qiellor, gjendet ujë në formë të ngrirë dhe minerale të tjera të ngjashme me ato në Tokë.

Studimi i NASA-s është publikuar së fundmi në revistën “Secience and Natyre Astronomy” dhe konfirmon një teori të hershme 30-vjeçare, që thotë se Ceres është një “botë e akullt”, ndryshe nga trupat e tjerë në “Brezin e Asteroidëve” që janë shkëmbinj të thatë.

Top Channel