Po afrohen festat dhe atmosferën e tyre e përcolli deri në Parlamentin britanik një deputet, por për një qëllim krejt tjetër.

Peter Bone, deputet konservator në Dhomën e Përfaqësuesve në Parlamentin britanik duke folur para kolegëve të tij vendosi mbi kokë një kapuç festiv duke shkaktuar jo pak të qeshura dhe batuta në sallë, por sërish vazhdoi misionin e tij.

Ai tha se në zonën ku është zgjedhur deputet ka një traditë të hershme bamirësie të një kompanie që prodhon kapuçë festivë, e cila një vit më parë kishte grumbulluar për bamirësi plot 2 milionë paundë nga shitja e tyre.

Në fund të fjalës së tij, deputeti ftoi të gjithë britanikët që të blinin nga një kapuç të tillë nga kjo kompani që të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe pacientët me kancer.

Por pavarësisht misionit që pati, gjesti nuk në sallë nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen.

“Jam i lumtur që e hoqi atë kapuç dhe sinqerisht shpresoj që të mos e vendosë më, të paktën jo këtu në Parlament”, tha kreu i Dhomës së Përfaqësuesve.

Top Channel