Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Në kohën kur janë rritur shqetësimet për sigurinë në botën “online”, kompanisë së njohur Yahoo i del një tjetër skandal në dritë.
Vetëm kur mendoni se çështja e sigurisë së saj nuk mund të përkeqësohet edhe më tepër, atëherë keni gabuar pasi kompania provon të kundërtën. Në muajin shtator, më shumë se 500 milionë llogari në Yahoo u konfirmuan se ishin vjedhur, por tani gjigandi i teknologjisë thotë se në vitin vitin 2013, një “palë e tretë e paautorizuar”, siç e përshkruan Yahoo, ka vjedhur më shumë se 1 miliardë llogari.
Informacioni përfshin emra, adresa email-i, “passëord”-e, por jo informacione financiare të përdoruesve të Yahoo-së. Kompania do të njoftojë përdoruesit të cilët janë prekur dhe u ka kërkuar atyre të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet e llogarive.
Deri tani, në total numri i adresave të vjedhura në Yahoo i kalon 1.5 miliardë, numri më i lartë që shënon një nga shkeljet më të mëdha kibernetike të bëra ndonjëherë. Skandale që pasojnë njëra-tjetrën, këto nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë ngritur shqetësimin se sa të sigurta janë të dhënat që përdoruesit i kanë besuar Yahoo-së. Shkelja e dytë e sigurisë ndërkohë konfirmon që as skandali i 1 miliard adresave të vjedhura nuk bëri që kompania të merrte masat e duhura për të parandaluar një skemë të ngjashme të radhës.
Pas këtij lajmi, besueshmëria ndaj Yahoo ra me ritme të mëdha, çka u pasqyrua edhe në humbje financiare për kompaninë.
Top Channel