Të kapësh dallgën nën qiellin magjik

15/12/2016 00:00

Kampioni i sërfit, Mick Fanning, e ka gjetur veten teksa ndjek dallgët nën qiellin magjik të pushtuar nga dritat e veriut, në Norvegji.

Fanning udhëtoi drejt Norvegjisë bashkë me dy miq fotografë, të cilët edhe mundën të fiksonin eksperiencën e rrallë.

Në këtë aventurë të rrallë, atleti 35-vjeçar, bën sërf duke pasur në sfond dritat shumëngjyrëshe të Aurora Borealis.

“Mendoj se është një nga eksperiencat më të bukura që kam pasur në jetë. Një çmenduri…fillova me borë dhe pastaj u gjenda në një perëndim dielli që zgjati për tre orë. Është e pabesueshme”, tha Fanning.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel