Tajvani, një “gur shahu” midis SHBA dhe Kinë?

13/12/2016 00:00

A është kthyer Tajvani në një “gur shahu” midis dy superfuqive SHBA dhe Kinë? Kur Donald Trump pranoi një telefonatë nga presidentja e ishullit Tsai Ing Wen, shumë tajvanezë u gëzuan që u rikthyen në qendrën e vëmendjes botërore pas shumë dekadave izolim diplomatik.

Por ngazëllimi shumë shpejt u kthye në një ndjenjë frike se çdo të ndodhë me ta. Për Joanna Lei,një njohëse të mirë të ligjit në Taipei,  Kina është shumë e zemëruar këto momente, por qeveria e saj  nuk mund të bëjë asnjë lëvizje të nxituar kundër SHBA-ve apo Donald Trump, por Pekini sipas saj mund të hakmerret me Tajvanin.

Lëvizjet e para kanë filluar. Kina ka rritur tashmë patrullat ajrore rreth Tajvanit, por edhe më gjerë në rajon.

Të shtunën, avionë ushtarakë kinez rrethuan hapësirën ajrore përreth ishullit. Po ashtu mbi detin e Kinës Jugore, fluturuan avionë bombardues. Edhe pse të gjitha palët ruajtën gjakftohtësinë e tyre për të shmangur një përplasje të mundshme, mediat aziatike flasin se në rajon po luhet një luftë e fortë nervash. Po ashtu, disa agjenci financiare paralajmërojnë se rreziqet ekonomike që i kanosen Tajvanit janë rritur ditët e fundit.

Top Channel