Ja humbjet e ISIS-it në 2 vjet

09/12/2016 08:30

Të paktën 50 000 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë që kur koalicioni ajror i udhëhequr nga SHBA u angazhua në luftime në Irak dhe Siri dy vjet më parë.

Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se kjo është një shifër e matur, pasi numri mund të jetë edhe më i madh. Sipas tyre, numri i të vrarëve nga radhët e ISIS-it tregon se fushata ajrore dhe mbështetja amerikane për forcat lokale ka impakt të madh.

Por, SHBA ka paralajmëruar gjithnjë se Shteti Islamik ka aftësinë që t’i zëvendësojë luaftarët e tij shumë shpejt. Sipas zyrtarëve amerikanë, sulmet ajrore mund të intensifikohen në zona si Mosuli, qytet në objektiv të ofensivës irakiane, por duke pasur kujdes për të mos vrarë civilë. Autoritetet amerikane mendojnë se është e qartë se fushata po dëmton rëndë Shtetin Islamik, megjithëse, shpesh, forcat amerikane nuk kanë dashur të flasin për numrin e armiqve të vrarë.

Në gusht të këtij viti, lejtnant gjeneral Sean Macfraland tha se rreth 45 000 luftëtarë të armikut ishin vrarë. Në terren, Shteti Islamik ka humbur mjaft territor nga kulmi i tij në vitin 2014. Tashmë, kjo organizatë terroriste po sulmohet nga forcat ruse, turke, irakiane, siriane dhe kurde, po ashtu edhe nga aviacioni amerikan dhe britanik.

Top Channel