“Bli produkte amerikane, punëso amerikanë”

09/12/2016 00:00

“Bli produkte amerikane, punëso amerikanë”. Sloganin e ri proteksionist, presidenti zgjedhur Donald Trump e prezantoi gjatë fjalimit të tij të fundit në Des Moines të Iowas, në etapën e tretë të turit të falënderimit pas fitores në zgjedhje.

“Punëtorët amerikanë e ndërtuan këtë vend, ndaj dhe ka ardhur koha që ata të kenë një qeveri, e cila do t’u përgjigjet nevojave të tyre”, tha ai.

Ndërkaq, nuk rreshtin polemikat mbi manjatin e pasurive të paluajtshme. Sapo është zgjedhur president, por njëkohësisht do të vazhdoje të jetë producent i edicionit të ri të programit “reality show”, “Celebrity Apprentice”.

Shpërthen kështu një tjetër rast konflikti interesi për Trumpin, emri i të cilit sipas të përjavshmes “Variety” do të shfaqet sërish në fund të programit, pas autorit Mark Burnett, e para prezantuesit Arnold Schëarzenegger.

Një zëdhënës i Trumpit ka refezuar të komentojë lidhur me shpërblimet e mundshme financiare, që do të sigurojë presidenti i ri, i vënë në qendër të kritikave për mundësinë e lidhjeve të pandershme mes bizneseve të tij dhe detyrës së re, si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Pas disa ditësh, Trump do të bëjë publik vendimin për të dalë nga situata delikate e presidentit-sipërmarrës.

Top Channel