Kalifornia tronditet nga një tërmet i fuqishëm

08/12/2016 00:00

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë ka tronditur brigjet veriore të Kalifornisë mëngjesin e së enjtes.

Tërmeti, i regjistruar më 06:50 të mëngjesit me orën lokale, ishte me epiqendër rreth 100 milje larg bregut të Eureka-s, në det të hapur. Thellësia e tërmetit ishte rreth 6.2 milje, por nuk është dhënë alarmi për tsunam.

Deri tani nuk ka njoftime për persona të lënduar.

Top Channel