Henry Rodriguez është babai i një fëmije 3-vjeçar me një pasion të veçantë që edhe vetë djali i tij Aaron e ka mirëpritur.

Henry ka shpenzuar plot 40 mijë dollarë deri më tani me operacione, tatuazhe dhe modifikime të tjera në fytyrën e tij për t’i ngjasuar “Kafkës së Kuqe”, një personazh nazist i shtëpisë së prodhimit të filmave, Marvel.

Në shtatë vitet e fundit Henry ka bërë tatuazh me ngjyrë të zezë të bardhën e syve, ka implementuar në ballin dhe pjesët anësore të fytyrës disa ‘gunga’, ka prerë hundën dhe gjithçka për t’i ngjasuar armikut numër një të Capitain America.

Transformimin e tij ai e ka nisur kur njohu Emilio Gonzalez. Ky i fundit kishte braktisur studimet e mjekësisë për t’iu përkushtuar pasionit që kishte për tatuazhet dhe ndërhyrjeve ekstreme në trup.

“Doja ta shndërroja veten time në personazhin që kam admiruar që prej kohës kur isha fëmijë. Mendoj që kam disa ngjashmëri me këtë karakter sa i përket personalitetit dhe sjelljes”, thotë Henry.

Megjithatë, në një detaj thotë se është i ndryshëm nga ai.

“Është me rëndësi të themi që e vetmja gjë që nuk kam të përbashkët me personazhin që admiroj është ideologjia naziste”, saktëson ai.

Por kjo ka mbërritur me një kosto për të. Shumë njerëz i largohen, të tjerë e paragjykojnë, ndërsa ai vetë është i qetë gjithsesi.

“Reagimet e njerëzve janë të ndryshme, ka plot komente negative. Edhe për vetë familjen time ishte e vështirë që të më pranonte. Gjithsesi ajo është familja ime. Djali im Aaron është tre vjeç dhe nëse ai me pranon dhe më do kështu siç jam, nuk më intereson shumë se çfarë thonë dhe mendojnë njerëzit e tjerë”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel