Tsunami politik, një foto që vlen 1000 fjalë

06/12/2016 00:00

Pesë liderë botërorë qëndrojnë bashkë, të sigurt në drejtim të kombeve të tyre respektive, që bashkë mund të konsiderohen si udhëheqësit e botës së lirë.

Por tashmë vetëm një është në detyrë, ndërsa të tjerët kanë ikur ose janë në ikje. Vetëm një ka ende punën, ndërsa të tjerët e kanë humbur atë ose kanë trashëgimitë e tyre politike në rrezik si pasojë e rritjes së valës së populizmit në perëndim.

I fundit, ose më saktë, e fundit që ka mbetur ka përpara një test të fortë. Fotoja është bërë në prill dhe shumë ka ndryshuar që atëherë. David Cameron dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit britanik pasi britanikët votuan për Brexit.

I njëjti fat për homologun e tij italian Matteo Renzi që gjithashtu dha dorëheqjen pasi humbi referendumin për ndryshimet kushtetuese. Nuk është çudi që Barack Obama po lë detyrën pasi mbaron mandatin e dytë, surpriza është se e pason biznesmeni Donald Trump që kërcënon trashëgimin 8-vjeçare të Obamës.

Një tjetër president largohet, pikërisht ai francez Francois Hollande. Pasi popullariteti i tij ra në nivele rekord që prej Luftës së Dytë Botërore, ai vendosi të mos kandidojë më, e para herë për një lider të francez po që prej Luftës së Dytë Botërore.

Angela Merkel është e vetmja që mbetet, por me zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, ku ajo deklaroi se do të kandidojë, nuk dihet se çfarë do të ketë. Imazhi i ripublikuar nga mediat së fundmi vlerësohet se konfirmon shprehjen e njohur se një foto vlen njëmijë fjalë.

Top Channel