Santa Klausët pushtuan botën. Në Greqi e Angli vrapuan, në Zvicër parakaluan me Vespa, në Shtetet e Bashkuara skijuan, e të tjerë në det bën sërf, por për nja kauzë të njëjtë, bamirësinë.

Në Athinë, më shumë se 1 mijë burra, gra e fëmijë të veshur me kostumet e babagjyshëve paguan nga 10 euro secili për të marrë pjesë në një garë simbolike bamirësie e cila zhvillohet për herë të tretë në këtë qytet.

Pjesëmarrësit këndonin, tundnin zilet dhe kërcenin nën ritmin e këngëve të Krishtlindjeve duke përcjellë atmosferë të gëzueshme e duke i dhuruar buzëqeshje spektatoreve përgjatë një segmenti rrugor prej 2.5 kilometrash.

“Të vraposh është diçka shumë e mirë dhe kur kombinohet me festimet e bamirësinë, bëhet edhe më e bukur. Ishte një eksperiencë shumë interesante, edhe qentë ishin veshur si Santa”, tha një pjesëmarrës.
 
Pas garës, pronarët e dyqaneve u ofruan ëmbëlsira dhe pije freskuese pjesëmarrësve. Këtë vit, të ardhurat e grumbulluara nga aktiviteti do të shkojnë për Klinikën Pediatrike të Traumës dhe për Qendrën e Pritjes dhe Solidaritetit të Bashkisë së Athinës.

FOTO GALERI
2/35

Top Channel