Dënohen punonjësit e modës në Iran

06/12/2016 00:00

Imazhet provokuese në rrjetet sociale sot mund t’i ndeshësh rëndom, por në Iran kjo nuk është diçka e zakonshme, madje përbën një krim. 12 persona të përfshirë në industrinë e modës do të duhet të vuajnë dënim me burg pasi u shpallën fajtor për përhapjen e prostitucionit me anë të fotove të postuara online.

8 gra e 4 burra u dënuan nga 5 muaj deri ne 6 vjet burg nga një gjykate në Shiraz, siç bëri të ditur një avokat për agjencinë e lajmeve “Ilna”. Atyre ju ndalua gjithashtu të punonin në fushën e modës e të udhëtonin jashtë vendit, deri në 2 vjet pas kryerjes së dënimit.

Sipas gjykatës, 12 personat në fjale nxisnin prostitucionin dhe korruptonin myslimanët me kulturën e stilit perëndimor të lakuriqësisë. Sistemi gjyqësor në Iran nisi një fushatë të ashpër kundër atyre që i konsideron modele me sjellje jo-islamike, më herët gjatë vitit.

Në muajin maj një Gjykate e Krimeve Kibernetike në Teheran njoftoi arrestimin e 8 personave që kishin postuar fotografitë e disa grave pa shall në kokë në mediat sociale. Ata ishin mes 170 modeleve, fotografëve, grimierëve e stilistëve që u identifikuan si të përfshirë në modelingun online.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel