Fytyra e re radikale e AfD-së/ Kush është Ulrich Siegmund, programi i tij ngre alarmin
Vullkani Etna ka rikthyer shqetësimin në Sicili, pasi autoritetet kanë ngritur në nivelin e kuq alarmin për aviacionin për shkak të emetimit të hirit vullkanik nga krateret në majën e vullkanit.
Observatori Etneo i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) ka lëshuar një njoftim të ri VONA (Volcano Observatory Notice for Aviation), duke e kaluar në të kuq kodin e ngjyrës për aviacionin. Emetimi i hirit po monitorohet vazhdimisht përmes rrjetit të kamerave vizuale dhe termike të institutit.
Hiri po drejtohet drejt jugut
Sipas vlerësimeve të para, nuk është formuar një kolonë e lartë eruptive. Megjithatë, hiri i lëshuar në atmosferë po transportohet nga erërat në drejtim të jugut.
Pikërisht për këtë arsye, vëmendja është përqendruar te ndikimi i mundshëm i këtij fenomeni në trafikun ajror. Tashmë priten vlerësimet mbi ndikimin e emetimit të hirit në hapësirën ajrore të aeroportit Catania-Fontanarossa.
Situata mbetet dinamike dhe po ndiqet nga afër nga specialistët e INGV. Çdo ndryshim në aktivitetin e vullkanit apo në drejtimin e përhapjes së hirit mund të ndikojë edhe në trafikun ajror të zonës.
Top Channel