Fenerbahçe nuk rri duarkryq, apelon skualifikimin e Guendouzi, kërkon një reduktim të dënimit
UEFA do të shprehë solidaritetin dhe mbështetjen për popullin e Nepalit përpara të gjitha ndeshjeve të Champions League që do të zhvillohen këtë javë.
Para startit të sfidave do të mbahet një minutë heshtje, ndërsa në stadiume do të shfaqet edhe një banderolë në shenjë solidariteti.
Në të do të shkruhet mesazhi: “Nuk jeni vetëm, Nepal”.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, tha se e gjithë familja e futbollit europian do të bashkohet për të shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për popullin e Nepalit.
“E gjithë familja e futbollit europian do të qëndrojë së bashku përpara ndeshjeve të kësaj jave për të shprehur ngushëllimet tona më të thella dhe mbështetjen për popullin e Nepalit. Urojmë që ata të kenë forcën dhe qëndrueshmërinë e nevojshme ndërsa vazhdojnë të përballen me pasojat e kësaj tragjedie”, u shpreh Čeferin.
🤍 You are not alone, Nepal.
This week, flood victims will be honoured with a moment of silence ahead of all UEFA Champions League matches.
🔗 https://t.co/fGLHBehd6R pic.twitter.com/VPH9DUJQlw
— UEFA (@UEFA) September 7, 2026
Champions League starton të martën e 8 shtatorit, ndërsa çdo të mërkurë të javëve të ndeshjeve, Top Channel do të transmetojë sfidën më interesante.
Top Channel