“Disa njerëz kanë në duar fuqi të pakufizuar”/ OKB ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Mund të kërcënojë ekzistencën e njerëzimit
Labinot Rexha ka komentuar përplasjen mes Edi Kuçit dhe Joz Markut, duke dënuar dhunën dhe sjelljen agresive.
Në një lidhje direkt me “Shqipëria Live”, këngëtari e cilësuar Kuçin si një person me zemër të mirë.
Rexha kërkoi gjithashtu që autoritetet të hetojnë TikTok-erët që përdorin ofendimet dhe konfliktet live për të tërhequr vëmendje.
“Për atë që kam parë në televizion, e kam dënuar atë akt. Ne duhet të kemi këngëtar që këndojnë këngë popullore. Në këto vite, nuk kam dëgjuar një këngëtar që i këndon këngë popullore publikut. Është bërë gangster dhe nëpërmjet rrahjeve të marrë vëmendje. Duke u bërë kështu gangster, unë mendoj se kështu e humb punës. Njerëzit kanë frikë të të marrin në dasma. Të isha në vend të policisë, i kisha marrë në pyetje TikTok-erat që ofendojnë live. Kam marrë mbi 200 mesazhe, njerëz që kanë frikë të ndalojnë nga policia.
Edi është pak agresiv, por ka një zemër shumë të madhe. Të rrish dy minuta me të, ai të jep çdo gjë. Është një djalë shembullor”, u shpreh Rexha.
Top Channel