Gazetari Milaim Zeka ka reaguar për sherrin mes Edi Kuçit dhe Jozefin Markut, që u bë viral në rrjetet sociale.
Në një lidhje direkt me “Shqipëria Live”, Zeka u shpreh se fajtori numër një për këtë ngjarje është drejtësia shqiptare dhe ajo e Kosovës.
“Nuk dua të them si është komentuar në Kosovë, por dua të them se fajtor i kësaj ngjarje është drejtësia shqiptare, policia shqiptare, prokuroria shqiptare, gjykatat në Shqipëri dhe drejtësia e Kosovës. E kam të vështirë të komentoj, sepse Jozin dhe Edin, i njoh të dy dhe personalisht, por dhe familjarisht. Jo më larg se dje kam drekuar me të afërmit e Jozit në Shqipëri. Por, meqë po më pyet, po përgjigjem se kush është fajtori numër një për krejt ngjarjet e dhunës që kanë ndodhur në Shqipëri dhe në Kosovë. Është drejtësia, është policia. Sipas meje, drejtësia shqiptare do të duhej të reagonte ndaj Jozit atëherë kur i ra me shpullë në Big Brother Gjestit. Do të thotë që ai mori dhunë dhe nuk u mor asnjë masë ndaj Jozit. Ky ishte gabimi i drejtësisë. Të paktën do të duhej të merrej në pyetje.
Tani po kaloj te Edi. Ka bërë një gabim të pafalshëm. Nuk i shahet njeriut nëna, motra, farefisi. Nuk fyhet njeriu, sepse asnjëherë nuk e di se çfarë reagimi do vijë. Në të shumtën e rasteve, unë që njihem si shumë tolerant e shumë modern, shpeshherë e them që po të mos isha baba i katër vajzave, mbase do të isha terroristi më i madh i Ballkanit”, u shpreh Zeka.
Top Channel