Stephen Hawking: Grykësia jonë, fundi ynë!

01/12/2016 00:00

Listës së gjatë të parashikimeve që ka bërë për fundit tonë, shkencëtari britanik Stephen Hawking i ka shtuar edhe një tjetër, shumë më të çuditshme nga gjithë paralajmërimet e mëhershme që ka bërë.

Shkencëtari është paraqitur në një spot ndërgjegjësues të një organizate suedeze të shëndetësisë që kërkon të ndërgjegjësojë njerëzit mbi ushqimet e shëndetëshme.

“Si një kozmolog, e shoh botën si një të tërë dhe jam këtu për të adresuar një prej problemeve më të mëdha shëndetësore të shekullit të 21. Ne hamë shumë dhe lëvizim pak. Zgjidhja për këtë nuk është shkenca dhe as teknologjia. Zgjidhja për këtë jemi vetë ne, aktiviteti fizik dhe një ndryshim në dietë”, thotë Haëking.

Gjithsesi, grykësia nuk është aq kërcënuese për vetë ekzistencën tonë sa kërcënimet e shkencëtarit për rrezikun alien apo atë të inteligjencës artificiale.

Top Channel