SHBA, sa thjesht vidhen 1,6 milionë dollarë – VIDEO

01/12/2016 00:00

Policia amerikane është vënë në kërkim të një hajduti, i cili u largua bashkë me një kovë të mbushur plot me flori, vlera e të cilit arrin 1,6 milionë dollarë.

Departamenti i policisë së New York ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë të një personi që merr nga një furgon i blinduar sasinë e arit dhe largohet me nxitim.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth fundit të muajit shtator, por puna e deri tanishme e policisë njujorkeze nuk ka çuar ende në identifikimin e autorit.

Për të zbuluar se kush është personi në fjalë departamenti i policisë në New York ka vendosur që të publikojë pamjet e të kërkojë ndihmën e qytetarëve për të identifikuar autorin e vjedhjes së arit me vlerë 1,6 milionë dollarë.

Besohet se asgjë nuk ishte e organizuar, se ka qenë thjesht një kalimtar i cili ka shfrytëzuar momentin që roja ishte larguar për të marrë telefonin , e këtë moment hajduti nuk e ka lënë t’i ikë.

Top Channel