72-vjetori i Çlirimit, Rama-Meta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
28/11/2016 00:00
Shqipëria kremton sot, më 29 Nëntor ditën e Çlirimit. Si çdo vit, qeveria e majtë me në krye kryeministrin Edi Rama, kreun e kuvendit, Ilir Meta, ministra të kabinetit si dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, kanë zhvilluar homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve për të përkujtuar kujtimin e dëshmorëve të rënë në luftën antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Ndryshe nga vitet e tjera, në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Dëshmorëve, vihej re mungesa e Presidentit Bujar Nishani, i cili ndodhet në Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Bosforit.
Top Channel