Autorja e “Harry Potter” i përgjigjet 7-vjeçares në Aleppo

24/11/2016 00:00

Ajo është cilësuar si fenomeni i rrjeteve sociale. Bana Alabed, vajza e vogël 7-vjeçare raporton nga Aleppo, qyteti i rrënuar, sesi është të jetosh mes luftës.

Ndër shumë miq dhe mbështetës virtualë, vajza që kalon pjesën më të madhe të kohës duke lexuar për të hequr mendjen nga horrori i bombardimeve, mori vëmendjen e autores së famshme të “Harry Potter”, pikërisht J.K. Rowling.

Gjithçka erdhi pas një statusi, që Bana postoi në “Twitter”, ku tha se i kishte shijuar shumë filmi i “Harry Potter”-it dhe se ishte bërë kurioze të lexonte librat e tij.

Autorja, sigurisht që iu përgjigj kërkesës, por është e vështirë të dërgosh libra për në Aleppo, pasi sulmet ajrore vdekjeprurëse nuk lënë shteg. Ndaj dhe J.K. Rowling ia dhuroi librat e saj “online”. Tashmë, Bana do t’i lexojë “ebooks”-at e “Harry Potter” në internet.

Top Channel