Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër Presidenti i zgjedhur Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të heqin dorë nga marrëveshja tregtare e partneritetit të Trans-Paqësorit që në ditën e parë që do të marrë në dorë çelësat e Zyrës Ovale në muajin janar.
Marrëveshja është nënshkruar nga 12 vende, të cilat mbulojnë së bashku 40% të ekonomisë së botës.
Trump u zotua gjithashtu të tkurrë kufizimet në prodhimin e qymyrgurit, të cilat ndikojnë tek vendet e punës si dhe t’i japë fund abuzimeve me vizat.
Fundi i TPP-së do të jetë një goditje e fortë për shumë vende aziatike në zhvillim, sepse u heq aksesin e tregut amerikan. Më shumë nga kjo marrëveshje duhet të përfitonin Vietnami dhe Malajzia, të cilët dhe po shpresonin heqjen e tarifave nga disa prej eksporteve të tyre kyçe.
Top Channel