
Alarm në Toskanë, në zonën qendrore të Italisë, për dy raste vdekjeprurëse meningjiti. Një 64-vjeçare vendase dhe një 45-vjeçare ruse ndërruan jetë të prekura nga bakteri dhe tani po mbahen nën vëzhgim persona që kanë qenë në kontakt me viktimat, të dyja të pavaksinuara.
Menjëhëre pas lajmit, shumë persona janë drejtuar në qendrat e vaksinimeve, të alarmuar dhe në panik. Në Itali, vaksina kundër meningokut C nuk është e detyrueshme, por autoritetet shëndetësore e këshillojnë prej vitesh. Rasti i Toskanës hapi edhe një herë debatet mbi një fenomen të kohëve të fundit në Itali: rënia e vaksinimit të fëmijëve. Gjë që, sipas mjekëve, rrezikon kthimin në vend edhe të difteritit dhe poliomielitit, që për një person të pavaksinuar do të thotë rrezik serioz jete.
Pak ditë më parë, presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetsisë, Ëalter Ricciardi deklaroi se në Itali janë të vaksinuar kundër poliomielitit 93,5% të personave, një kuotë kjo nën nivelin e sigurisë prej 95% të kërkuar nga Organizata Botërore e Shëndëtsisë. Ai shtoi se në vend pritet kthimi i kësaj semundjeje sepse ka mijëra fëmijë të pavaksinuar dhe se virusi qarkullon në bregun tjetër të Adriatikut, në Shqipëri.
Top Channel