Zbulohet “super depozita” e naftës

20/11/2016 00:00

Gjeologët në SHBA kanë gjetur një rezervuar nafte në Teksas që sipas tyre kalon me disa herë gjithë të tjerët që janë zbuluar më parë. Pas një studimi të ri, u zbulua se baseni i njohur Midland ka jashtëzakonisht më shumë naftë dhe gaz natyror se sa besohej më parë.

Megjithatë, ekspertët besojnë se çmimi i ulët i naftës në tregje do të thotë se është ende herët që këto rezerva të preken. Sipas gjeologëve, në basenin Midland tashmë vlerësohet se gjenden 20 miliardë fuçi naftë dhe 1.6 miliardë fuçi gaz natyror. Kjo e bënë këtë basen tre herë më të madh se baseni Bakken në Dakotën e jugut që cilësohej kolosal.

Ekspertët thanë se dihej prej kohësh që në basenin Midland në Teksas kishte naftë, por nuk ishte bërë një studim i detajuar se sa prej këtij ari të zi ishte i shfrytëzueshëm. Për të krijuar një ide më të qartë të këtij baseni, ekspertët thanë se ai përfshin qytetet e Midlandit dhe Lubokut që janë 190 km larg njëri tjetrit.

Sipas gjeologëve, përparimet teknologjike bëjnë të mundur që të zbulohet dhe nxirret naftë në zona ku dekada më parë kjo ishte e pamundur, diçka që i ka bërë prodhuesit e arit të zi të fërkojnë duart. Në zonën Midland të Teksas, nafta nxirret me puse vertikale që prej viteve 1980 dhe shumë prej tyre janë ende të pranishëm.

Por teknikat e reja si shpimi horizontal dhe frakturimi i terrenit bëjnë që prodhimi i këtyre puseve të jetë fare i pallogaritshëm dhe askush nuk ka marrë mundimin që të mbyllë, duke qenë se nuk kanë aftësinë të shterojnë burimet.

Ekspertët thonë se me çmimin aktual të naftës në 49 dollarë për fuçi, zor se do të ketë nxjerrje industriale nga kjo zonë diçka që vlerësohet të nisë kur çmimi të arrijë 60 apo 65 dollarë për fuçi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel