Rikonstruksion pallatit mbretëror

18/11/2016 00:00

Pallati mbretëror Buckingham në Londër do t’i nënshtrohet një rinkonstruksioni të plotë që do të zgjasë dhjetë vjet dhe do t’i kushtoje taksapaguesve britanikë 369 milionë sterlina. Mbreteresha Elisabet do të qëndrojë në pallat, ndërsa kryhen punimet që pritet të fillojnë në prill të vitit të ardhshëm.

Do të ndërrohen gjithë kabllot e vjetër elektrikë, tubat hidraulikë dhe radiatorët e pallatit do të zëvendësohen, shumica e tyre nuk janë ndërruar që prej 60 vjetësh, duke rritur shumë rrezikun e dëmtimeve nga zjarri dhe uji.

Financimi do të sigurohet nga rrija e kontributeve në fondin e sovranit që do duhet të marrë edhe aprovimin e deputetëve. Duke qenë seli administrative e Mbretëreshës, monarkja Elisabet, një të tretën e vitit e kalon në këtë pallat mbretëror.

Buckingham Palace ka 775 dhoma, përfshirë 19 suita mbretërore, 52 dhoma fjetje për miqtë, 188 për stafin , 92 zyra dhe 78 tualete.

Pallati Buckingham ka shërbyer si rezidenca zyrtare në Londër e sovranes britanike që nga viti 1837, duke mirëpritur që nga 17-vjeçarin Wolfgang Amadeus Moxart, Charles Dickens, presidentët amerikanë Wilson, Kennedy e Obama, por edhe Gandi e Nelson Mandela.

Hera e fundit kur Mbretëresha është larguar nga pallati mbretëror për një periudhë të gjatë kohe, ka qenë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rinovimi i fundit bërë në këtë pallat mbretëror, një nga atraksionet kryesore turistike në Londër, daton në vitin 1952.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel