“Luftë” Francë-Kinë për prodhimin e ëmbëlsirave

17/11/2016 00:00

Prodhuesit francezë po përgatiten për një betejë me shtetin kinez për markën e një ëmbëlsire që vjen nga provinca e Provencës, në jug të Francës.

“Calissons d’Aix” janë ëmbëlsira në formë syri të mbushura me shije pjepri, të cilat njihen si produkt francez. Por kompania me bazë në Shangai, “Ye Chunlin” ia ndryshoi origjinën pikërisht nën hundën e prodhuesve lokalë.

Tani, Sindikata franceze e prodhimit të ëmbëlsirave po lufton për të penguar këtë vendim të palës kineze. Produkti në fjalë gëzon një status mbrojtës në Francë që prej vitit 1991, ndaj dhe çdo markë që del prej andej duhet t’u përmbahet disa rregullave.

Por rregullat aplikohen vetëm në Francë, që do të thotë se prodhuesit e ëmbëlsirave përtej detit mund të vendosin sipas dëshirës së tyre.

Prodhuesit francezë kërkojnë të drejta globale për “Calisson” dhe kanë kaluar më shumë se një dekadë në debate për ingredientët “zyrtarë” të ëmbëlsirës.

Për të penguar kompanitë e huaja që të përdorin emrin “Calissons Aix” ata kanë aplikuar për një vendim në BE, të njohur si Mbrojtja e Identitetit Gjeografik.

Top Channel