Boko Haram “thumbon” Donald Trump

14/11/2016 00:00

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tërhoqen vëmendjen deri tek grupi islamik nigerian, Boko Haram.

Përmes një videoja të postuar në rrjetet sociale, një person që vetëidentifikohet si lideri i grupit, Abubakar Shekau, e thumbon Amerikën për triumfin e miliarderit.

Ai thotë se votimi për Trumpin, por edhe për Hillary Clintonin, ishte thjeshtë humbje kohe për popullin amerikan.

“Asnjëri prej të dy kandidatëve nuk i meritonte votat tuaja. S’do ta kishit pasur për asnjë minutë mbështetjen tonë edhe nëse votonit për Hillaryn. Me Obamën tuaj mbaruam punë. Allahu e hoqi nga rruga. Koha e tij mbaroi, tani do të fillojmë me këtë Trumpin”, thotë personi i rrethuar nga luftëtarë të tjerë ekstremistë. 

Përgjatë rebelimit 7-vjeçar që synon krijimin e një shteti, i cili t’i përmbahet rreptësisht ligjeve të islamit, Boko Haram ka vrarë rreth 15.000 njerëz e ka detyruar mbi 2 milionë të tjerë që të shpërngulen.

Në fundin e 2014-s, ai kontrollonte në veri-lindjen e Nigerisë një territor me përmasat e Belgjikës, por trupat nigeriane të ndihmuara edhe nga ushtarët e vendeve fqinje, e detyruan të largohej prej andej.

Top Channel