Takimi me ndërmjetësuesit pakistanezë, Vance shmang pyetjen për Netanyahun Protestat kundër presidencës së Donald Trump kanë vazhduar për një natë të dytë në Amerikë, ndonëse në përmasa më të vogla. Shumica e tubuesve ishin të rinj që mendojnë se lidershipi i manjatit do të krijojë ndasi të thella racore e gjinore.
Në Portland, policia ka ndeshur ne probleme vandalizmi dhe sjelljeje agresive. Sllogani “Nuk është presidenti im” u rikthye në Filadelfia bashkë me thirrje të tilla si “Trans-ët kundër Trumpit” dhe “Ta bëjmë Amerikën të sigurt për të gjithë”.
Demonstratat në Minneapolis mbyllen përkohësisht një rrugë ndërshtetërore. Trafiku u bllokua nga një turmë njerëzish në Baltimore, e në San Francisco grupe gjimnazistësh kanë valëvitur flamuj meksikanë.
Indinjatës popullore, Trump iu përgjigj me një mesazh në “Twitter”, mënyra e tij e preferuar për komunikimin me publikun, ku i cilësonte protestat si “të padrejta”.
Personat e mbledhur përpara kullës së Trump në New York, presidenti i zgjedhur i përshkroi si “protestues profesionistë”, të cilët sipas tij, janë nxitur nga media.
Më herët, Trump u takua në Shtëpinë e Bardhë me Barack Obamën për të diskutuar kalimin e pushtetit. Edhe pse takimi dukej i ngrohtë, republikani ka ndërmend të rrezojë një pjesë të mirë të trashëgimisë së Obamës, duke nisur nga “Obamacare”.
Top Channel