Clinton mori më shumë vota, sistemi me Kolegjin Zgjedhor i dha fitoren Trump

10/11/2016 00:00

Trump fitoi, por si numër, ishin më të shumtë amerikanët që votuan për Hillary Clinton-in. Disa orë pasi ish-sekretarja e Shtetit e telefonoi kundërshtarin për t’i uruar fitoren, rezultati i votës popullore është 47.7% për të dhe 47.5% për republikanin.

Shifrat duke të destinuara të ndryshojnë pasi po numërohen dhe votat e dërguara me postë. Por nëse trendi vazhdon të mbetet i tillë, Clintoni do të bëhet e para kandidate presidenciale që prej Al Gore-it në vitin 2000 që fiton votën popullore dhe humbet zgjedhjet.

Rivali i saj triumfoi sepse arriti të siguronte më shpejt 270 vota elektorale. Ironia është se katër vjet më parë, ai vetë do të shkruante në “Twitter” se kolegji elektoral është një katastrofe për demokracinë.

Përpara Al Gore-it, në një situatë të ngjashme kanë qenë edhe tre kandidatë të tjerë, Andrew Jackson në përpjekjen e tij të parë për Shtëpinë e Bardhë, Samuel Tilden dhe Grover Cleveland, që të gjithë në shekullin e 19-të,  të cilët siguruan më shumë vota popullore, por jo Presidencën.

Amerika përdor në zgjedhje një sistem të quajtur Kolegji Zgjedhor, i cili cakton një numër të caktuar votash elektorale për çdo shtet bazuar në numrin e popullsisë. Me përjashtimin e Nebraskës dhe Maine-t, të gjithë shtetet e tjera kandidati që merr shumicën e votave merr të gjitha votat elektorale të atij shteti.

President i ardhshëm i vendit bëhet ai që siguron të paktën 270 nga 538 votat elektorale që janë gjithsej.

Top Channel