Krepat “Trump” dhe “Clinton”

08/11/2016 00:00

Zgjedhjet amerikane kanë një impakt në mbarë botën. Edhe në Moskë ku relatat me Uashingtonin nuk janë edhe aq mirë, një restorant ka gjetur mënyrën për të nxjerrë fitime pikërisht në ditët e fundit të garës presidenciale.

Në menunë e tij janë shtuar pikërisht dy receta krepash: një për Donald Trump dhe një për Hillary Clinton. Shefit të kuzhinës, Igon Pantelejev, ideja nuk i lindi rastësisht, ai kishte lexuar mbi preferencat ushqimore të kandidatëve presidencialë e më pas kishte realizuar recetën sekrete.

Miliarderi njujorkez preferon hamburgerët,makaronat dhe patatet e skuqura, pra ushqimet hiperkalorike. Salca e verdhë e recetës përshtatur Trump është frymëzuar nga flokët e tij të verdha.

“Krepi ‘Trump’ ka më shumë mish, ai ka tepër kalori. Kjo mund të krahasohet me udhëtimin e vështirë të jetës së tij”, u shpreh Pantelejev.

Receta e Hillary Clinton, nder të tjerësh kishte një përbërës specifik.

“Ajo është një grua shumë e paparashikueshme. Kjo është arsyeja që kur do të provoni këtë krep nuk e dini se kur do t’ju përvëlojë gjuha. Krepi i Hillary Clinton ka shije pikante”, vijoi shefi i kuzhinës.

Për vetëm 271 rubla ose 4 dollarë në Moskë mund të provosh shijen e Hillary Clinton apo Donald Trump. Se cila recetë prej tyre është shitur më shumë, pronarët e restorantit do ta shpallin në të njëjtën kohë me rezultatin final të zgjedhjeve.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel