Amerika voton? Obama luan basketboll

08/11/2016 00:00

Në Shtetet e Bashkuara është ditë zgjedhore. Pikërisht sot, amerikanët do të vendosin se kë do të zgjedhin si president të ardhshëm të vendit, që do të pasojë Barack Obamën, duke nisur nga janari i vitit 2017.

E ndërsa e gjithë bota i ka sytë dhe ndjek me ankth garën për Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan në largim duket se ka zgjedhur të luajë basketboll.

Me një kapelë sportive, atletet në duar dhe një filxhan kafeje, presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA-ve është fotografuar paraditen e kësaj të marte në “Fort McNair”, një bazë ushtarake në periferi të Uashingtonit, pikërisht përpara ndeshjes që do të zhvillonte me miqtë e tij.

Gjithsesi, këto janë 3 muajt e fundit të Obamës në Shtëpinë e Bardhë, ndaj dhe për të mos harruar kurrë periudhën 8-vjeçare në drejtim të Amerikës, le t’u hedhim një sy momenteve më karakteristike që tregojnë shumë nga periudha presidenciale e tij.

FOTO GALERI
3/59

Top Channel