Shembet një ndërtesë në Mesina të Italisë, gjashtë persona rezultojnë të zhdukur. Ka shpresa për persona të gjallë
Policia turke ka përdorur pompa uji dhe gaz lotësjellës për të përçarë turmën e protestuesve në Stamboll, kundër arrestimit të liderëve të partisë pro-kurde HDP.
Manifestuesit u mblodhën jashtë një xhamie në lagjen Sisli, duke ngritur parrulla kundër atij që e quajtën “shtet fashist”, përpara se të sulmoheshin me pompat me ujë të ftohtë të autoblindave të policisë.
Nëntë eksponentë të HDP-së, përfshirë bashkëkryetarët, u arrestuan dhe u burgosën ditën e premte. Gazetarë nga gazeta pro-opozitës “Cumhuriyet” ndodhen gjithashtu në qeli.
Nëntë prej tyre u arrestuan të shtunën dhe një gjykatë në Stamboll i dërgoi në paraburgim. Redaktori i “Cumhuriyet”, një karikaturist i njohur dhe një analist anti-qeveritar janë mes të arrestuarve.
Gazeta në fjalë është një nga të paktat media turke që vazhdojnë të jenë kritike ndaj Erdogan. Bëhet fjalë për lëvizjet e fundit kundër kritikëve të presidentit Erdogan që nga grushti i dështuar i shtetit i organizuar në korrik.
Pas 9 anëtarëve të partisë kurde të arrestuar të premten, 9 të tjerë iu shtuan listës këtë të shtunë.
Top Channel