Shembet një ndërtesë në Mesina të Italisë, gjashtë persona rezultojnë të zhdukur. Ka shpresa për persona të gjallë
Më shumë se 239 emigrantë janë mbytur në dy anije që ishin nisur nga brigjet e Libisë drejt Europës. Duke i ikur varfërisë dhe luftës në Lindjen e Mesme, episodi shënon një tjetër tragjedi në rradhën e atyre që kanë humbur jetën në detin Mesdhe.
Sipas autoriteteve ka qënë faji i mbingarkesës së anijes ajo që ndikoi në fundosjen e saj me gjithë pasagjerë. Asnjë trup ende nuk është gjetur por kërkimet kanë nisur. Më shumë se 4.200 emigrantë kanë humbur jetën në tentativë për të arritur Europën.
Një raport i fundit e cilëson vitin 2016 si vitin më vdekjeprurës për emigrantët. Ndërsa rreth 330 mijë kanë arritur të kalojnë me sukses nga brigjet e Lindjes së Mesme drejt Europës. Në vitin 2015, numri i atyre që mbërritën në kontinentin e vjetër ishte mbi një milion.
Top Channel