Emiratet e Bashkuara Arabe dalin nga OPEC, rriten tensionet energjetike dhe përçarjet në Gjirin Persik Ky është viti me vdekjeprurës për të gjithë refugjatët që kanë kaluar detin Mesdhe për të arritur Europën. Alarmin e ka ngritur Agjencia e Refugjateve në OKB.
Të paktën 3800 njerëz kanë humbur jetën në tentativë për të lënë territoret e zaptuara nga lufta , në kërkim të një shprese më të mirë. Shumica e atyre që kanë humbur jetën janë shtetas libiane, të cilët ishin nisur për në brigjet e Italisë.
Por edhe viti 2015 kishte shifra alarmante sa i përket vdekjes së emigranteve ku 3700 ndërruan jetë. Libia është një pikë nisje për emigrantët që ndjekin të ashtuquajturën rrugën qendrore të Mesdheut.
Rrjetet e trafikut janë të mirëvendosura atje dhe mungesa e një pushteti qendror efektiv e bën punën e trafikantëve më të lehtë.
Agjencia e Refugjatëve në OKB e konsideron rrugën si jashtëzakonisht të rrezikshme për shkak se është në det të hapur, ka rryma të forta ajri dhe mot te zymtë.
Ndërkaq, kampi që u kthye në simbol të krizës së emigrantëve, Calais u boshatis tërësisht pas operacionit të nisur nga autoritetet franceze ditën e hënë. Ata i kanë dërguar refugjatët në streha alternative dhe qendra të posaçme ku ata do të ndjekin procedurat e nevojshme për të përfituar azil.
Top Channel