Maltë, 5 viktima nga rrëzimi i avionit. Pezullohen fluturimet

24/10/2016 10:00

Një avion i vogël u rrëzua në Maltë pak pas ngritjes në ajër, duke vrarë të 5 personat në bord. Për shtetin ishull, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, ky është aksidenti më i rëndë ajror në kohë paqeje.

Fillimisht u mendua se në avionin e rrëzuar udhëtonin zyrtarë të Agjencisë europiane të Kufijve, “FRONTEX”. Por organizata nxori një deklaratë, ku sqaronte se avioni në fjalë nuk ishte pjesë e mjeteve të përdorura prej tyre.

Pas ngjarjes së ndodhur në mëngjes, të gjitha fluturimet në Aeroportin ndërkombëtar të Maltës u pezulluan. Nuk ka ende detaje mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.

Avioni dymotorësh i tipit “Metroliner” ishte nisur drejt Misratës, në Libi.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA