Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
Pep Guardiola doli kokëulur nga stadiumi ku ka dalë me dhjetra herë ballëlartë. Në Camp Nou u vu përballë trashëgimia që la pas spanjolli me skuadrën që duket se do të jetë ekipi për t’u mundur këtë sezon në Premierligë….dhe spektakli ishte i garantuar.
Katër gola, dy kartonë të kuq dhe në fund vetëm një fitues; Messi, që bëri gjithçka në këtë ndeshje.
Argjentinasi në minutën e 17-të zhbllokoi rezultatin pas një topi të marrë nga Iniesta dhe pasi driblon edhe vetë portierin Claudio Bravo, e shtyn atë në rrjetë me portën e boshatisur.
Tetë minuta nga nisja e pjesës së dytë, Pep Guardiola tradhëtohet nga portieri që e mori për të zëvendësuar Joe Hart, që u tha se nuk përshtatej me lojën e trajnerit me pasa të shkurtra dhe të shpejta edhe në mbrojtje.
Pikërisht në një moment të tillë, Claudio Bravo gaboi rëndë duke i pasuar topin Luis Suarez. Ky i fundit kërkoi të realizonte një parabolë dhe i ngre topin mbrojtësit ekstrem të City-t mbi kokë dhe portieri “harron” që nuk ishte më brenda zonës e zgjat duart e kap duke shmangur një gol të sigurtë, por jo kartonin e kuq.
Kaq mjaftoi që Messi në të 61 dhe të 69 të gjente sërish rrugën e rrjetës, ndërkohë që balanca numerike do të rikthehej në fushë në minutën e 73-të, kur Mathieu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.
Por edhe me 10 lojtarë, ishte sërish Barcelona ajo që do të gjente golin. Neymar shënoi pas një topi të marrë nga Messi në minutën e 89-të, dy minuta pasi kishte humbur një penallti.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Bajerni fitoi 4-1 ndaj PSV-së, Beshiktashi befasoi 2-3 Napolin në Itali, Arsenali shkatërroi 6-0 modestët e Ludogorets, Borusia M. fitoi 0-2 në fushën e vështirë të Celtic dhe po me këtë rezultat edhe Benfica fitoi ndaj Dyn. Kiev, ndërsa Atletikos së Simeones i mjaftoi një gol për të marrë tri pikët përballë Rostov e për të ruajtur e vetme në krye klasifikimin në grupin D.
Top Channel