Siri, hekurudhë nëntokësore për të ikur nga ISIS

13/10/2016 00:00

BBC ka mësuar gjithashtu se një hekurudhë nëntokësore po krijohet në Siri, në bashkëpunim me grupe të tjera rebele dhe shërbimet e inteligjencës europiane e britanike për të gjetur, kapur dhe rikthyer mbështetësit e ISIS.

Në qytetin e Raka-s, kryeqyteti de facto i ISIS, luftëtarët kanë filluar t’u dërgojnë video dhe deklarata personale grupeve rebele me shpresën për t’u arratisur se bashku me familjet.

Por ata që do të tregohen të vendosur për të mos e braktisur ideologjinë ekstremiste do të dënohen sipas krimeve të kryera.

“Ditarja e mundësisë për ata që duan të shkëputen nga ISIS do të mbyllet shpejt”, paralajmëron komandanti i grupit rebel të intervistuar nga BBC.

Top Channel