
Tyson Fury i jep lamtumirën boksit dhe këtë e bëri nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Twitter ku nuk munguan as fjalët fyese. “Boksi është gjëja më e trishtë me të cilin jam marrë. Jam më i madhi dhe i tërhequr nga ky sport”, shkroi Fury.
Gjatë kësaj jave, Tyson Fury, i pushtoi faqet e para të mediave për shkak se rezultoi pozitiv në testet antidoping për përdorim të kokainës, lajm që u përgënjeshtreua ngë xhaxhai e njëkohësisht edhe trajneri i Fury, Peter.
Tyson Fury në nëntor të vitit 2015 i dha fund hegjemonisë së Wladimir Klitschkos në kategorinë e peshave të rënda në boks, duke e mposhtur ukrainasin me pikë në sfidën e zhvilluar në Dyseldorf.
Klitschko kërkoi sfidën e revanshit që u shty dy herë. Britanikut iu dha një afat kohor prej 10 ditësh për të sqaruar gjendjen e tij shëndetësore pasi rrezikon që t’i hiqet titulli nga WBO.
Top Channel