
Këshilli bashkiak i Dibrës, ka zhvilluar ceremoninë e marrjes së mandatit të kryebashkiakut të ri të Dibrës, Muharrem Rama. Pas betimit, kryetar i Bashkisë së Dibrës u shpreh se në punën e tij nuk do të ketë dallime mes të majtëve dhe të djathtëve.
“Do të fillojmë direk me realizimin e premtimeve që kemi bërë në fushatë dhe me mbështetjen e popullit të Dibrës, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, unë jam kryetar i të gjithëve dhe do të punojë për të gjithë ta ndryshojmë bashkinë e Dibrës duke i dhënë një rilindje urbane ashtu si e meriton”, u shpreh Muharrem Rama.
Muharrem Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në 11 shtator, pasi fitoi me mbi 4 mijë vota diferencë ndaj kundërshtarit të tij të djathtë, Sherefedin Shehu.
Top Channel