“Reja” e Fujimotos. Krijuesi i instalacionit, në Tiranë për inaugurimin

27/05/2016 00:00

Instalacioni i Sou Fujimoto-s, pas shumë muajsh pune sot ka hapur dyert në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

“Projekti është falas, qyteti nuk ka paguar asnjë qindarkë, asnjë taks nuk është përdorur për këtë projekt. Mbi të gjitha më vjen mirë që kjo vepër është mundësuar pa asnjë kosto për qytetin. Po m; vjen mirë gjithashtu se pavarësisht kontekstit dhe mënyrës se si i trajtojmë gjerat publike Maja pati besimin që ta sillte këtë vepër arti në Tiranë,” tha Veliaj.

Vetë artisti ka udhëtuar nga Japonia, për të parë nga afër, formën që vepra e tij “Reja” ka marrë në Shqipëri.

Për Top Channel, Fujimoto shpjegon edhe kuptimin e kësaj vepre pa formë në kërkim të hapësirave të lira të mendimit dhe veprimit.

“Reja është një vend i hapësirës, ku njerëzit mund të bëjnë gjera nga më të ndryshmet. Mendoj se të mos pasurit të një forme është shumë e rënd?7sishme. Nuk ke pse shqetësohesh për formën thjesht sillesh brenda kësaj hapësire, ashtu si ti do.” Tha Fujimoto për Top Channel.

Për një vend të vogël si Shqipëria Fujimoto beson se vepra e tij do të frymëzojë shumë.

“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe në Tiranë. Kam dëgjuar se ky qytet dhe ky vend është shumë i dhënë pas artit, pas kreativiteti dhe pëlqen gjerat artistike dhe estetike. Ndaj jam i lumtur që tani jam pjesë e tij. Shpresoj se kjo ndërtesë do të frymëzojë njerëzit dhe ta përdorin këtë vepër në mënyrat nga më të ndryshmet me ide nga më të paparashikueshmet”, tha Fujimoto.

“Reja” është një dhuratë e fondacionit “LUMA” dhe do të përdoret në 3 vitet në vijim për aktivitetet të ndryshme në kryeqytet.

Top Channel