Lionel Messi humbet penalltinë dhe Inter Miami ndëshkohet rëndë nga Nashville(VIDEO) Partizani mban gjallë shpresat për titull, pasi arriti të marrë tre pikë në një ndeshje dramatike në Korçë përballë Skënderbeut. Goli i Emiljano Vilës bën që “të kuqtë” të vazhdojnë të ëndërrojnë për trofeun e ligës.
Kur luhej minuta e 89, Partizani fiton një goditje dënimi pranë portës së Skënderbeut dhe pas krosimit të Kalarit, Vila shënon golin që vlen 3 pikë.
Në të vërtetë, Vila ishte i pafat në fillim të pjesës së dytë, kur gjuajti nga jashtë zone me të majtën e tij, po topi u përplas në të dyja shtyllat para se të shkojë në këmbët e Filit, por as ky i fundit nuk arriti të shënojë.
E gjithë vëmendja porsa i përket kampionit tashmë transferohet në javën e fundit, aty ku Skënderbeu do të luajë në Vlorë ndaj Flamurtarit që kërkon mbijetesën, ndërsa Partizani do të presë në Tiranë Teutën që shpreson Europën.
Skënderbeut i mjafton vetëm një pikë nga sfida e fundit ndaj Flamurtarit, por korçarët tani do të vuajnë edhe mungesën e sulmuesit Hamdi Salihi i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve.
Top Channel