U largua si një lojtar i panevojshëm nga Zyrihu në merkaton e janarit, duke u huazuar te Vaduzi, që në atë kohë renditej në vendin e fundit në klasifikim, por tashmë Armando Sadiku është lojtari që po mban Vaduzin mes më të mirëve në Zvicër, ndërsa Zyrihu gjendet në vendin e fundit në renditje.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, por kalon një formë të shkëlqyer dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e zhvilluar këtë të mërkurë, ku i dha fitoren 2-0 Vaduzit duke qenë autor i të dy golave ndaj Sionit.
Sadiku e kaloi ekipin e tij në avantazh, duke kthyer në gol një 11-metërsh në minutën e 31, ndërsa vulosi shifrat në 2-0 në pjesën e dytë pas një ekzekutimi perfekt me kokë.
Aktualisht, Vaduzi renditet në vendin e 8 me 32 pikë, ndërsa ka lënë pas dy ekipe, Luganon me 31 pikë dhe Zyrihun me 30 pikë.
Me dy golat e shënuar mbrëmjen e së mërkurës ndaj Sionit, Sadiku shkon në kuotën e 12 realizimeve këtë sezon në Zvicër.
Top Channel