Rich Piana është një “bodybuilder” që gjithçka në jetën e tij e ka me tepri: shtëpi të mëdha, vakte të mëdha dhe muskuj gjigandë. Problemi qëndron se edhe sasitë e steroideve që merr ai për të pasur muskuj të tillë, janë të mëdha.

Shumë kolegë i kanë bërë thirrje në Youtube që të ndalojë menjëherë marrjen e steroideve për shkak se janë të rrezikshme për shëndetin, por Piana, edhe pse e di shumë mirë rrezikun, thotë se është i lumtur me jetën e tij dhe rrugën që ka zgjedhur.

Që në moshën 11-vjeçare ka nisur me peshëngritje dhe kur mbushi 15 vjeç konkurroi për herë të parë në garat zyrtare. Duke qenë se nuk pati shumë sukses, nisi të merrte steroide dhe që atëherë nuk ka ndaluar më.

“Nëse doni të mos përdorni steroide, mos i përdorni. Nuk ka arsye që të dëmtoni trupin tuaj. Por, nëse doni të bëheni një “bodybuilder” profesionist, duhet t’i përdorni me patjetër. Nuk keni zgjidhje. Unë nuk kisha zgjidhje, por jam i lumtur me jetën time dhe nuk dua të ndryshoj asgjë”, shpjegon Piana.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA