Kur luaneshat grumbullohen për gjumin e drekës
06/05/2016 00:00
Një tufë luaneshash u fotografuan në momentin kur po bëheshin gati për të fjetur në degët e një peme të madhe.
Gjithsesi, ndërkohë që luaneshat po bëheshin gati për të fjetur, të vegjlit e kishin mendjen për të luajtur.
Kjo pamje është e çuditshme pasi luanët nuk flenë nëpër pemë zakonisht, por grupi i fotografuar është i famshëm në Tanzani për ngjitje pemësh.
Fotografitë janë bërë nga Gina Owen, me origjinë nga Britania, por tani jeton në Zanzibar.
Top Channel