Dëmtohet Nico Gonzales, ankth te Atletico Madrid dhe…Juventus
Shtohet problemet për përfaqësuesen italiane në prag të Europianit të Francës. Këtë radhë ai që po mban në antkh Antonio Conten është Marco Verratti i cili pësoi sërish një problem muskular duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në Euro 2016.
Edhe nëse ai do të mund të rikuperohet në çastet e fundit, nuk do të jetë në formën maksimale për të përballuar këtë turne.
Kjo do të thotë se Conte tashmë i duhet të rishohë edhe njëherë listën dhe të gjejë futbollistin që mund ta zëvendësojë më së miri atë.
Tashmë ata që e kanë të sigurt vendin përsa i përket repartit të mesfushës janë Parolo, Candreva, Giaccherini, Tiago Motta e Florenzi, ndërkohë që mbeten 3 vende bosh.
Në garë per ta janë Soriano, Montolivo, De Rossi e Bernardeski, pa harruar këtu Jorginhon apo dhe të rinjtë Sturaro e Bazelin si dhe veteranin Pirlo.
Top Channel