Me njërën i jep të pijë djalit, me tjetrën drerit

02/05/2016 00:00

Një grua indiane i do shumë kafshët dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Fotot tregojnë se si ajo i jep gji në të njëjtën kohë edhe djalit të saj, edhe një dreri të vogël.

Si të ishte gjëja më normale në botë, ajo i jep gji të dyve njëkohësisht.

Në fisin Bishnoi të Indisë, nga është kjo grua e çuditshme, dreri konsiderohet një kafshë e shenjtë dhe njerëzit bëjnë ç’ është e mundur për ta mbrojtur atë.

45-vjeçarja Mangi Devi Bishnoi thotë: “Drerët e vegjël i kam si fëmijët e mi. I jap qumësht gjiri dhe ushqim. Kujdesem për ta njësoj si për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel