Dekriminalizimi, 40 deputetë pa plotësuar formularët

29/04/2016 16:50

Brenda një jave, numri i funksionarëve të zgjedhur që duhet të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është rritur dukshëm. Por sërish është larg përmbushjes së plotë të detyrimit ligjor.

Nëse nuk do të dorëzojnë formularin brenda datës 4 maj, pothuajse çereku i të zgjedhurve, përfshirë këtu deputetë, ministra dhe kryetarë bashkish, rrezikojnë humbjen e menjëhershme të mandatit.

Konkretisht, sipas një komunikate të KQZ-së, deri tani formularin e kanë dorëzuar:
100 deputetë nga 140;
11  ministra nga 20;
34 kryetarë bashkie nga 61;
1.234 këshilltarë bashkiakë nga 1.595.

Për t’u dhënë të zgjedhurve më shumë kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mbajë hapur insitucionin edhe të hënën, që është ditë pushimi për shkak të Pashkëve Ortodokse.

Të njëjtin vendim ka marrë edhe Departamenti i Adminisratës Publike, i cili do të jetë në punë të hënën dhe do të zgjasë orarin edhe të martën, që është dita e parafundit për skadimin e afatit ligjor. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA