Gënjeu për moshën, arrestohet
28/04/2016 00:00
Një lojtar nga Sudani i Jugut, i kthyer në yllin e ekipit të basketbollit të gjimnazit të tij në Ontario të Kanadasë, është shoqëruar në polici pasi në shkollë kishte deklaruar se ishte 17-vjeç, në një kohë kur në fakt ishte 29.
Shfajësimi i Jonathan Nicolas është mjaft i çuditshëm. I riu këmbëngul se nuk ka gënjyer dhe se thjesht nuk e dinte moshën e tij të vërtetë.
Ndalimi i tij është bërë për informacione të rreme në pasaportë dhe në aplikimin për vizë studentore.
Top Channel