Loredana përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë Mbajeni mend këtë emër, Peter Tomaselli, është vetëm 12 vjeç, por që tani premton për një të ardhme të madhe në futboll.
Prej dy vitesh, ai është pjesë e grupmoshave të Romës, ku në çdo ndeshje që luan apo edhe në stërvitje me ekipin nuk resht së treguari aftësitë e tij të jashtëzakonshme në sportin më popullorë në botë.
Nëse kërkon në “Youtube”, për Tomasellin mund të gjesh video pa fund, ku në të gjitha duket talenti i padiskutueshëm i këtij djaloshi. Mënyra se si i kalon kundërshtarët, teknika, shpejtësia e lehtësia me të cilën ai shënon, janë disa nga karakteristikat e tij që premtojnë shumë për të ardhmen.
Nëse 12-vjeçari do të vazhdojë me këto ritme me siguri që do të arrijë në nivelin e yjeve aktualë botërorë, Messi e Ronaldo, pse jo edhe mund t’i kalojë rekordet e vendosura nga ta.
Top Channel