Një nëne britanike, që u shtrua në spital me dhimbje të forta abdominale, iu desh të heq dorë nga dhënia gji e foshnjes së saj 11-muajshe, por zgjidhjen e gjeti në rrjetet sociale.
Ronja Wiedenbeck, 26 vjeç, iu drejtua pa shumë shpresë grupit “Breastfeeding Yummy Mummies” nga krevati i spitalit për të kërkuar ndihmë.
Thirrjes së saj iu përgjigjen menjëherë nënat e para. Njëri prej anëtareve të grupit mbërriti në spital brenda orës, ndërsa më vonë vullnetare dolën edhe shumë femra të tjera që po ushqejnë me turne Rion, djalin 11-muajsh të Ronjas.
Që prej thirrjes për ndihmë, pesë mama kanë pranur të ushqejnë vogëlushin, ndërsa të tjera e kanë marrë dhe janë përkujdesur për vogëlushin në shtëpi për orë të tëra, duke i dhënë mundësi 26-vjeçares që të vazhdoj e qetë kurimin në spital.
Top Channel